Tuesday, July 2, 2013

INFO PER EPISODET E PERKTHYERA


KETO JANE DISA PYETJE QE JU MUND TE KENI PER EPISODET. NESE KENI PAQARTESI TE TJERA NA KONTAKTONI ME MESAZH NE FAQEN NE FACEBOOK DUKE KLIKUAR KETU.

Kush i ka perkthyer keto episode?
Episodet nuk jane te marra nga Tv Klan, por te gjitha te perkthyera nga  erip2 (njekohesisht dhe adm i faqes ne fb: Kuzey Guney – Tv Klan) qe ne perkthim e kam shkruajtur dhe me username-in (erip2). Ne fillim te sezonit 2 me ndihmoi dhe dikush qe quhej Jona Skrt dhe ne fund dikush tjeter me username-in olt_j_ana. Kujtojme qe keto episode mund ti shikoni dhe para se te transmetohen ne Tv Klan.

Perse jane disa me nje lloj Playeri dhe te tjere me te ndryshem?
Une i kam perkthyer keto episode online ne www.viki.com, por fatkeqesisht kanali qe trasnmetonte KG i fshiu videot per ceshtje per te drejtat e autorit. Por une fatmiresisht gjeta nje menyre per te shkarkuar titrat nga atje dhe i vendosa perseri ne video.

Pse Playeri “Amara” nuk i hap videot te medha?
Kjo eshte dicka qe i perket kompanise qe e ka kete Player. Une ketu gjeta fatmiresisht per te hedhur titrat sepse nese do kisha uploaduar dhe videot atehere keto do te donin nje kohe shume me te gjate. Per kete aryse kam hedhur titrat e ketyre episodeve qe nuk hapen te medhaja qe ju mund ti shkarkoni titrat dhe videon dhe me pas ti shikoni dhe te medhaja. Shkarkoji duke klikuar ketu. JU LUTEM, MOS ABUZONI ME TITRAT DUKE NDRYSHUR EMRAT E PERKTHYESIT/PERKTHYESVE. TITRAT SHKOJME ME EPISODET E PLOTA QE I KENI NE YOUTUBE, NE FAQEN ZYRTARE TE KG. KLIKONI KETU. OSE MUND TI HAPNI VIDEOT TE MEDHAJA NE KETE MENYRE: Thjesht ne kompjuterin tuaj hapni "Magnifier" (Zmadhuesin), zmadhojeni ekranin dhe do e shihni tamam.

C’eshte shenja * qe disa e here e ke vene ne perkthim?

Sic e thame me siper keto episode jane te perkthyera nga ne dhe sigurisht qe nuk jemi perkthyesa profesionist, poer gjithsesi nuk kemi lene dialog pa perlthyer. Ndaj disa fjaleve ose fjalive qe nuk kemi qene te sigurte i kemi shtuar nje * ne fund qe le te nenkuptohet qe perkthimi nuk eshte teper i sakte.  Nese shenja * eshte shtuar mbas nje fjale do te thote qe vetem fjala nuk eshte teper e sakte dhe nese eshte shtuar mbas nje fjalie do te thote qe e tere fjalia nuk eshte teper e sakte.

Pse titrat jane me vonese apo me heret ne episodet 41-58?
Sepse pasi na fshine videot nga Viki, u mundova ti beja titra ne formatin .srt. Ishte shume e veshtire sepse kur punoja atje episodet ishin te ndara ne 8 pjese dhe me pas duhet ti bashkoja ne nje pjese te vetme. Pra, ka qene shume e veshtire dhe disa here titrat dalin heret ose me vonese, por rendesi ka qe ju do e kuptoni.

Pse episodet jane mbi nje ore?
Keto episode jane marre nga faqja zyrtare me episodet me kohezgjatjen origjinale dhe jo sic e jep Klani, keshtu qe nje episod eshte minimumi 90 minuta. Gjithsesi ju mund te shikoni sa te doni.


SHIKONI DHE VIDEON ME POSHTE: